Ndërlidhjet

Sulmi vret gjashtë anëtarë të një familjeje në Pakistan


Pakistan

Zyrtarët pakistanezë thanë se së paku gjashtë anëtarë të një familjeje janë vrarë kur makina e tyre është goditur nga një shpërthim, në një rajon veriperëndimor pranë kufirit me Afganistanin.

Familja ka qenë në rrugë për të ndjekur një funeral në zonën Kurram, kur ka ndodhur shpërthimi, tha zyrtari i qeverisë lokale, Akbar Iftikhar.

"Tri gra dhe tre burra kanë vdekur në vendin e ngjarjes", tha Iftikhar, për të shtuar se nuk është e qartë ende nëse sulmi është shkaktuar nga mina apo bomba e vendosur në anë të rrugës.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Kurrami ka histori të dhunës sektare.

Nuk është e qartë nëse viktimat e sulmit të fundit kanë qenë myslimanë shiitë apo sunitë.

Shiitët përbëjnë rreth 20 përqind të popullsisë së Pakistanit.

XS
SM
MD
LG