Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Në Indi përdhunohet një foshnje tetëmuajshe


Ilustrim

Një foshnje tetëmuajshe dyshohet se është përdhunuar nga kushëriri i saj në kryeqytetin e Indisë, Delhi.

Vajza raportohet të jetë në gjendje të rëndë në një spital lokal, ku është dërguar të dielën.

Policia u tha mediave se ka arrestuar të dyshuarin 28 vjeç.

Shefja e Komisionit për Gra në Delhi, Swati Maliwal, e cila e ka vizituar foshnjën në spital, i ka përshkruar plagët e saj si "të tmerrshme".

Incidenti ka ndodhur të dielën, por ka dalë në dritë të hënën pas raportimeve të mediave për të.

Maliwal ka shkruar në Twitter se foshnja i është nënshtruar një operacioni treorësh.

Statistikat e Qeverisë së Indisë tregojnë se krimet e tilla kundër fëmijëve janë në rritje.

Sipas të dhënave të Byrosë Kombëtare të Krimeve, në vitin 2016 janë regjistruar 19,765 raste të përdhunimit të fëmijëve në Indi - rritje prej 82% nga viti 2015 kur janë regjistruar 10,854 raste.

XS
SM
MD
LG