Ndërlidhjet

Mali i Zi nënshkruan marrëveshje për blerjen e tre helikopterëve


Flamujt e NATO-s dhe Malit të Zi, foto nga arkivi
Flamujt e NATO-s dhe Malit të Zi, foto nga arkivi

Mali i Zi ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë tre helikopterë nga Bell Helicopter, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen, transmeton Rueters.

Në kontratën 30 milionëshe, përfshihën dy helikopterë Bell 412EPI dhe një tjetër helikopter i tipit, Bell 412EP.

“Mali i Zi dëshiron të rrisë kapacitetet e ushtrisë së tij”, ka thënë përmes një deklarate ministri I Mbrojtjes, Predrag Boskoviq.

Ai ka thënë se helikopterët do të përdoren për aktivitetet e tokës dhe ajrit, operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuimet mjekësore dhe patrullimet e këtij vendi në rajonet e kufirit dhe territoret tjera.

Njëri nga helikopterët do të dërgohet në pjesën e parë të vitit 2018 derisa dy të tjerët në çerekun e katërt.

Mali i Zi i është bashkuar NATO-s në muajin qershor të vitit të kaluar, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë.

XS
SM
MD
LG