Ndërlidhjet

Putin e cilëson "torollak" informatorin Rodchenkov


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar “torollak”, informatorin i cili ka ofruar të dhëna, për të ato që hetuesit thonë se prezantojnë programin e dopingut të sponsoruar nga shteti rus.

Putin ka thënë se nuk mund t’i besohet një njeriu të tillë.

Putin i ka bërë këto komente, pas transmetimit të një dokumentari në televizionin gjerman ARD, në të cilin është cituar Grigory Rodchenkov, duke thënë se presidenti rus duhet të ketë qenë në dijeni për programin e dopingut.

“Ata e kanë këtë torollakun Rodchenkov", ka thënë Putin, duke iu referuar Shteteve të Bashkuara, vend në të cilin mbrohet ky informator.

“Gjithçka është e bazuar në hetimet e këtij personi, i cili është vështirë i besueshëm”, ka thënë Putin.

Ai ka thënë se Rusia ka pjesërisht “faj” sa i përket vëzhgimit për doping.

Presidenti rus ka kundërshtuar disa herë përfshirjen e shtetit në doping dhe ka pretenduar se Rodchenkov ka ofruar të dhëna kundër atletëve rusë, i ndikuar nga forcat e “huaja”.

Në dokumentarin e televizionit ARD, Rodchenkov, ka thënë se programi i dopingut “ka ardhur nga lart, nga presidenti. Sepse vetëm ai mund të kërkojë nga shërbimi sekret i FSB-së, një detyrë të tillë specifike”.

Prokurorët rusë e kanë akuzuar atë, duke e konsideruar përgjegjës për skandalin e dopingut.

Rodchenkov ka organizuar më parë sistemin e dopingut para se të largohej nga Rusia drejt Shteteve të Bashkuara më 2016, ndërsa ka ofruar të dhëna për Agjencinë Botërore Kundër-Dopingut dhe avokatit kanadez, Richard McLaren, i cili ka drejtuar hetimet e komisioonit ËADA.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka pezulluar Rusinë në gusht të vitit 2016 si shkak i hetimeve.

McLaren ka konfirmuar disa nga supozimet e Rodchenkov në raportet e tij, derisa paneli olimpik ka thënë se Rodchenkov është “dëshmitar i besueshëm”.

XS
SM
MD
LG