Ndërlidhjet

Bisedimet në Soçi përcjellen me një varg problemesh


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë fjalimit të tij në Soçi

Konferenca në Rusi me qëllim të ofrimit të ndihmës për zgjidhjen e konfliktit të luftës civile shtatëvjeçare në Siri, është zhvilluar me probleme të shumta, pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov është penguar gjatë fjalës së tij dhe një delegacion opozitar ka refuzuar të largohet nga aeroporti.

Rusia është nikoqire e asaj që e quan Kongresi Sirian për Dialog Kombëtar në Soçi, duke shpresuar, se do të nisin bisedimet për përpilimin e kushtetutës së re në Siri.

Mirëpo këto bisedime janë bojkotuar nga udhëheqësia e opozitës siriane, derisa Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca nuk kanë pranuar pjesëmarrjen, për shkak të refuzimit të Assadit për t’u angazhuar në mënyrë adekuate.

Perëndimi përkrah procesin e paqes të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, i cili deri më tash ka dështuar në përfundimin e luftës.

Raundi i fundit i bisedimeve është mbajtur javën e kaluar në Vjenë.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, i ka thënë ligjvënësve francezë, se procesi i paqes së Sirisë duhet të monitorohet nga OKB-ja dhe jo nga Rusia.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke lexuar deklaratën e presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se tashmë janë krijuar kushtet që Siria të kalojë “faqen tragjike” të historisë së saj.

Mirëpo disa pjesëmarrës e penguan atë, duke e akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve në Siri me anë të sulmeve ajrore.

Pjesëmarrësit të cilat kanë refuzuar të indentifikohen, i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se organizatorët më vonë janë detyruar të largohen nga sesioni.

Po ashtu një grup i delegatëve, në të cilët janë përfshirë anëtarë të opozitës së armatosur, të cilët kishin udhëruar nga Turqia kanë refuzuar të largohen përmes aeroportit Soçi, derisa të largohen flamujt dhe emblemat e qeverisë siriane, pasi të njëjtat janë konsideruar ofenduese.

Delegacionet e qeverisë turke dhe iraniane kanë qenë pjesë e kongresit, ashtu sikurse i dërguari special i OKB-së për Sirinë,
Staffan de Mistura.

XS
SM
MD
LG