Ndërlidhjet

Gjykata: Rusia i ka shkelur të drejtat e protestuesve Bolotnaja


Pamje e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg të Francës

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) ka marrë vendim se Rusia i ka shkelur të drejtat e tre personave, të cilët ishin burgosur lidhur me një protestë para inaugurimit të presidentit, Vladimir Putin, në mandatin e tij aktual.

Në vendimin e publikuar sot, ECHR tha se autoritetet e Rusisë i kanë shkelur të drejtat e personave, Andrei Barabanov, Aleksei Polikhovitch dhe Stepan Zimin, gjatë paraburgosjes dhe ndjekjes, lidhur me protestën në Sheshin Bolotnaja në Moskë, më 6 maj të vitit 2012.

Gjykata ka urdhëruar që Rusia t’i paguajë Polikhovitchit dhe Ziminit nga 12,500 euro secilit, ndëra Barabanovit 10 mijë euro.

Me këtë vendim është mbështetur pretendimi i aktivistëve se autoritetet i kanë shkelur nenet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshirë ndalesën e torturës, të drejtën për liri dhe siguri dhe lirinë e tubimit dhe bashkimit.

Më se 400 vetë ishin arrestuar pas përleshjeve që shpërthyen në protestën e vitit 2012. Policia dhe protestuesit e fajësuan njëri-tjetrin për dhunë.

Më se 30 vetë ishin ndjekur lidhur me këto përleshje dhe më tepër se 20 prej tyre ishin dënuar me burg ose kshin kaluar kohë në paraburgim.

XS
SM
MD
LG