Ndërlidhjet

Hungaria: Të ketë përjashtime në embargon e BE-së për Bjellorusinë


Pamje e një pjese të Budapestit
Pamje e një pjese të Budapestit

Hungaria synon që të ketë më tepër përjashtime në embargon e armatimit të Bashkimit Evropian për Bjellorusinë, sipas disa burimeve të afërta me këtë çështje.

Burimet, që kanë kërkuar të mbeten anonime pasi nuk ishin të autorizuara për të folur për media, i thanë sot Radios Evropa e Lirë, se Hungaria kërkon zgjerim të numrit të përjashtimeve, ku do të përfshiheshin pjesët rezervë për helikopterë, që përdoren për sporte të qitjes.

Hungaria aktualisht është i vetmi vend i BE-së që kërkon më tepër përjashtime.

Por, parashihet që deri më 28 shkurt, të 28 vendet anëtare të Bashimit Evropian unanimisht do ta zgjerojnë embargon e armatimit dhe diplomatët e BE-së do të përpiqen të gjejnë kompromis para kësaj date.

BE-ja së pari ka imponuar embargo të armatimit, së bashku me ndalesë të vizave dhe bllokim të pasurive për katër kompani të Bjellorusisë dhe 174 individë, përfshirë presidentin, Alyaksandr Lukashenka, për shkaktë goditjes brutale kundër demonstruesve, pas zgjdhjeve presidenciale në dhjetor të vitit 2010.

XS
SM
MD
LG