Ndërlidhjet

OKB shpreh shqetësim për krizën humanitare në Siri


Siri

Këshilltari për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Jan Egeland, tha se dërgesat e ndihmave për qindra-mijëra civilë të bllokuar brenda “zonave të rrethuara” në Siri kanë rënë në nivelin më të ulët qysh në vitin 2015.

Sipas tij, asnjë konvoj me ndihma humanitare nuk ka arritur në këto vende qysh në nëntor.

“Diplomacia humanitare duket të jetë plotësisht e pafuqishme”, u tha Egeland gazetarëve në Gjenevë, pas një takimi të fuqive rajonale dhe botërore për krizën në Siri.

Egeland fajësoi edhe Qeverinë e Sirisë, edhe rebelët për situatën, si dhe vendet që i mbështesin ata.

Ai përmendi Rusinë dhe Iranin, që i kanë dhënë mbështetje regjimit të presidentit Bashar al-Assad gjatë gjithë konfliktit, si dhe Turqinë, e cila mbështet grupet rebele.

”Situata është duke bërtitur për një armëpushim”, tha Egeland duke folur për provincën Idlib, ku 1.2 milion civilë janë të zhvendosur brendapërbrenda.

Lufta civile në Siri ka vrarë mbi 400,000 njerëz, prejse ka nisur në mars të vitit 2011. Konflikti po ashtu ka zhvendosur rreth gjysmën e popullsisë së paraluftës.

XS
SM
MD
LG