Ndërlidhjet

Haradinaj rikonfirmon qëndrimin kundër marrëveshjes se Demarkacionit


Kryeministri Ramush Haradinaj
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se versioni aktual i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, nuk e ka shumicën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Sa i përket kësaj çështjeje, ai ka thënë se “gjendja nuk ka ndryshuar për shkak se jemi të ndarë në Parlament. Versioni aktual i Marrëveshjes së Demarkacionit, nuk e ka shumicën, megjithëse kjo nuk e pengon Kryesinë e Kuvendit të procedojë më tutje”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai ka thënë se për Marrëveshjen për Demarkacionin duhet gjetur një zgjidhje që ruan substancën, e cila nuk e dëmton Kosovën.

XS
SM
MD
LG