Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Demarkacioni - jo në Kuvend, por në Prokurori


Deputetët e Vetëvendosjes në sallën e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e Vetëvendosjes në sallën e Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka ripërsëritur qëndrimin e saj për Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si dhe ka mbështetur Raportin e hartuar nga Komisioni i ri qeveritar udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, sipas të cilit Kosova humb territor.

Në një konferencë për media, zyrtarë të kësaj Lëvizjeje, kanë thënë se Marrëveshja nuk duhet të sillet në Kuvendin e Kosovës, por të dorëzohet në Prokurori.

Sipas tyre, personat e përfshirë në komisionin e mëhershëm, përfaqësuesit politikë, nënshkruesit e marrëveshjes më 26 gusht 2016 në Vjenë, duhet të ishin para një procesi gjyqësor për cenimin e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.

Vetëvendosje i bën thirrje prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës që të nisë sa më parë hetimet për këtë rast tejet të rëndë dhe të paprecedent.

Vetëvendosje është për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, shtet mik i Kosovës, por nuk është për të cenuar asnjë centimetër të territorit të vendit tonë.

XS
SM
MD
LG