Ndërlidhjet

Anulohet vizita e kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë


Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq

Vizita e kryeministri të Malit të Zi në Prishtinë, Dushko Markoviq, e paraparë të zhvillohet sot, është anuluar.

Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se vizita është anuluar për shkaqe atmosferike.

"Për kohën dhe vizitën, mbetet të ketë një koordinim të ri ndërmjet qeverive përkatëse", tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Vizita ka qenë e paraparë të zhvillohet në kohën kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë shqyrtimin dhe votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për shkak të mungesës së koncesionit politik.

Marrëveshja është nënshkruar në vitin 2015. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar atë, por jo edhe ai i Kosovës.

Marrëveshja është kontestuar kryesisht nga partitë opozitare në Kosovë, duke thënë se me të, Kosova humb territor.

XS
SM
MD
LG