Ndërlidhjet

Një muaj paraburgim për dy hakerët nga Kosova


Ilustrim
Ilustrim

Dy shqiptarëve të arrestuar në Kosovë më 6 shkurt, në bazë të një akuze të ngritur nga autoritetet amerikane, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Liridon Musliu dhe Besart Hoxha u arrestuan më 6 shkurt nga Policia e Kosovës, pasi që ishin kërkuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Dy qytetarët e Kosovës janë në mesin e 36 personave, ndaj të cilëve Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza për përfshirje në skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhje përmes identitetit.

Nga ky krim kibernetik, është vlerësuar se janë shkaktuar dëme që kalojnë vlerën prej 530 milionë dollarësh amerikanë humbje për konsumatorët, bizneset dhe institucionet financiare.

Artikullin rreth këtij rasti mund ta lexoni këtu.

XS
SM
MD
LG