Ndërlidhjet

Gruaja me shami punëson gratë që nuk mund të shkollohen


Azemine Kukaj-Kajoshi shikon punëtoret e saj në fabrikën e këpucëve në Drenas
Azemine Kukaj-Kajoshi shikon punëtoret e saj në fabrikën e këpucëve në Drenas

Në Drenas gjendet fabrika e këpucëve “Go Long”. Në këtë fabrikë punojnë 13 gra dhe 6 burra. Drejtoresha e kësaj fabrike, Azemine Kukaj-Kajoshi e cila bart mbulesën, thotë se vështirësitë dhe mundësitë e punësimit të grave me mbulesë janë të shumta.

Mirëpo, sipas saj edhe gratë të cilat nuk bartin mbulesën e kanë të vështirë të punësohen.

Kjo fabrikë është hapur me qëllim të ngritjes së punësimit, veçanërisht me fokus te gjinia femrore.

Hapja e kësaj fabrike, sipas Kajoshit, do të ndihmojë gratë dhe vajzat të cilat nuk kanë mundësi materiale për shkollim.

Në Kosovë vetëm 12 përqind e grave janë të punësuara.

XS
SM
MD
LG