Ndërlidhjet

I dëbuar në Poloni, Saakashvili u kërcënohet liderëve të Ukrainës


Mikheil Saakashvili gjatë konferencës së sotme për shtyp në Varshavë, pasi është dëbuar nga Ukraina
Mikheil Saakashvili gjatë konferencës së sotme për shtyp në Varshavë, pasi është dëbuar nga Ukraina

Mikheil Saakashvili ka shprehur përkushtim për ta vazhduar betejën e tij kundër udhëheqjes së Ukrainës, me kërcënime nga Varshava në Poloni, një ditë pasi është zënë dhe është dërguar me aeroplan në Poloni, gjatë dëbimit dramatik, për të cilin Saakashvili e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Ne do tu thyejmë qafën Poroshenkos dhe Lutsenkos”, tha Saakashvili në një konferencë për gazeatër sot në Vashavë dhe ka shtuar se “ata do të shkojnë në burg, jo në Evropë, por në burgjet e Ukrainës”.

Yuriy Lutsenko, i përmendur në deklaratën e Saakashvilit, është prokuror i përgjithshëm i Ukrainës.

Mikheil Saakashvili, ish-presidenti i Gjeorgjisë, i cili ishte angazhuar nga presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, për ta udhëhequr rajonin Odesa në Ukrainë, por pastaj ka rënë në kundërshtim me mikun e tij lidhur me çështjet e reformave dhe korrupsionit, është arrestuar dje në një restorant dhe është dërguar në një aeroport të Kievit.

Ai ka arritur në Poloni, vend prej ku ai ishte kthyer në Ukrainë në shtator të vitit 2017, duke e anashkaluar ndalimin e kalimit të kufirit, pasi i ishte tërhequrshtetësia ukrainase nga Poroshenko, në muajin korrik.

Duke folur në gjuhën ukrainase, ruse dhe angleze, Saakashvili u tha sot gazetarëve se ai nuk do të tërhiqet nga lufta kundër qeverisë së Poroshenkos, megjithqë është dëbuar nga Ukraina.

XS
SM
MD
LG