Ndërlidhjet

Lajme

Tillerson: Irani t’i tërheq forcat “destabilizuese” nga Siria

Rex Tillerson gjatë konferencës së sotme me gazetarët në Aman të Jordanisë
Rex Tillerson gjatë konferencës së sotme me gazetarët në Aman të Jordanisë

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, e ka përsëritur thirrjen amerikane që Irani t’i tërheq forcat nga Siria, duke thënë se prania ushtarake e tij po e destabilizon rajonin.

“Ne jemi mjaft të shqetësuar për incidentin aktual me involvimin e kapaciteteve të Izraelit dhe Iranit brenda në Siri. Mendoj se kjo përsëri ilustron se përse prania e Iranit në Siri është vetëm duke e destabilizuar rajonin”, tha sot Tillerson në një konferencë për gazetarë në Aman të Jordanisë.

Duke folur së bashku me minsitrin e jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, Tillerson theksoi se “Irani duhet ta tërheq ushtrinë e vet, milicitë nga Siria dhe të lejoj shpresë për procesin e paqes” i cili po zhvillohet në Gjenevë.

Këto komente janë bërë pas një serie të sulmeve ajrore izraelite në Siri më 10 shkurt, për të cilat ushtria tha se i kishte sulmuar caqet siriane dhe iraniane.

Gjatë kësaj ofensive një aeroplan izraelit është rrëzuar.

​
XS
SM
MD
LG