Ndërlidhjet

McMaster paralajmëron për shtim të rrjeteve që përfaqësojnë Iranin


Këshilltari amerikan pë Siguri Kombëtare, H.R. McMaster, foto nga arkivi

Irani është duke krijuar një rrjet të fuqishëm dhe të armatosur të përfaqësuesve të saj në shtetet si, Siria, Jemeni dhe Iraku, ka thënë këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, H. R. McMaster.

“Ajo se çfarë paraqet shqetësim për ne është se ky rrjet i përfaqësuesve është duke rritur kapacitetet, derisa Irani dërgon secilën herë e më shumë armë shkatërruese në qarqe të tilla”, ka thënë McMaster në Konferencën vjetore për Siguri në Mynih.

“Kështu që, ne mendojmë, se tani është koha të veprojmë kundër Iranit”, ka thënë ai.

McMaster po ashtu ka thënë se pavarësisht kundërshtive, raportet publike tregojnë se presidenti sirian, Bashar al-Assad ka përdorur armë kimike dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mbajë përgjegjëse qeverinë siriane për këtë gjë.

“Llogaritë dhe fotografitë publike tregojnë qartë se përdorimi i armëve kimike nga Assdi është duke vazhduar”, ka thënë McMaster, ndonëse nuk ka përmendur specifikisht se cilave llogari apo fotografi ishte duke iu referuar.

Qeveria siriane ka kundërshtuar vazhdimisht deklaratat se ka përdorur armë kimike.

Në javët e fundit, punëtorët e shpëtimit, grupet humanitare dhe Shtetet e Bashkuara, kanë akuzuar Sirinë për përdorim të vazhdueshem për gazit të klorit si armë kundër civilëve në Ghouta dhe Iblib.

XS
SM
MD
LG