Ndërlidhjet

Guinea-Bissau rikonfirmoi njohjen për Kosovën


Foto nga takimi

Zyra e Presidentit të Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka njoftuar se presidenti Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim ministrin e Shtetit dhe shefin e Shtatmadhorisë së presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna dhe këshilltarin e presidentit, Paulino Cabral.

“Në këtë takim, ministri i shtetit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna ia dorëzoi presidentit Thaçi letrën e presidenti të Guinea-Bissau, Jose Mario Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet”, thuhet në komunikatën e zyrës së Presidentit të Kosovës.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se Sagna, në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë.

XS
SM
MD
LG