Ndërlidhjet

Knaus: Njohja e Kosovës, biletë për Serbinë në BE


Gerald Knaus
Gerald Knaus

Njohja e Kosovës është biletë për Serbinë për të hyrë në Bashkimin Evropian, thotë analisti austriak, Gerald Knaus, themelues dhe president i Iniciativës Evropiane për Stabilitet.

“Nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, ajo definitivisht nuk do t’i bashkohet kurrë BE-së. Këtë e dinë të gjithë. Dhe, sa më gjatë që kjo e vërtetë e dukshme nuk pranohet nga ana e politikanëve në Beograd, aq më shumë kohë do të humbet”, thotë Knaus në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se Kosova dhe Shqipëria një ditë do të duhet të kenë një president, Knaus thotë se ajo më shumë është një përpjekje për të mashtruar Bashkimin Evropian.

“Mendoj se është një blof, nuk mendoj se ka mbështetje reale për ndryshim të kufijve, as në Tiranë, as në Prishtinë. Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve nuk janë kërcënim për askënd, por më shumë se kaq do të ishte krejtësisht e padëshirueshme dhe tërësisht joreale. Mirëpo, është e qartë se, nëse Shqipëria dhe Kosova nuk trajtohen seriozisht nga pjesa tjetër e Evropës, nëse lihen jashtë, ato do t’ia kujtojnë Evropës se mund të nxjerrin në agjendë edhe çështje që i bëjnë sërish interesante”, thotë Knaus.

Të hënën, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë kundër “ndërhyjes” në vendet fqinje, pasi Rama ka thënë se vendi i tij dhe Kosova mund të kenë një ditë një president të vetëm si “simbol të unitetit kombëtar”.

XS
SM
MD
LG