Ndërlidhjet

Haradinaj: Demarkacioni brenda dy ditësh në Kuvend


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Qeveria e Kosovës ka tërhequr nga Kuvendi i Kosovës projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, së cilës i ishte bashkëngjitur raporti i Komisionit të ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se, brenda ditës, ekzekutivi mund t’ia dërgojë Kuvendit të Kosovës për ratifikim projektligjin, të cilit do t’i bashkëngjitet edhe deklarata e dy presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq.

“Seanca do të ftohet nesër ose pasnesër. Pasnesër, gjithsesi, sepse nuk kemi kohë më shumë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai ka shtuar se në mbledhjen e qeverisë kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarët nga Lista Serbe dhe, sipas tij, kjo është shenjë e mirë se ata mund të votojnë për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

XS
SM
MD
LG