Ndërlidhjet

Foshnjat e sapolindura në Afganistan e Pakistan përballen me rrezik "alarmant" të vdekshmërisë


Foshnje e sapolindur, foto nga arkivi
Foshnje e sapolindur, foto nga arkivi

Foshnjat e lindura në vendet më të varfëra në botë, përballen me rrezik “alarmant” të vdekshmërisë, duke përfshirë vendet si Pakistani, Afganistani dhe Afrika sub-Sahariane, është thënë në raportin e fundit të UNICEF-it.

Sipas raportit, 7000 foshnja të sapolindura vdesin çdo ditë në vendet më të varfëra.

Foshnjat e lindura në Japoni, Islandë dhe Singapor, kanë mundësinë më të madhe për të mbijetuar, apo rreth 50 për qind më shumë sesa ato që lindin në vendet me ekonomi të dobët.

“Çdo vit, 2.6 milionë foshnje në botë nuk i mbijetojnë muajit të parë të jetës”, ka thënë shefja e UNICEF-it, Henrietta Fore.

Në raport thuhet se foshnjat nuk janë duke vdekur nga shkaqet mjekësore, mirëpo sepse familjet e tyre janë shumë të varfëra apo të margjinalizuara për të pasur qasje në kujdes shëndetësor.

Në përgjigje të kësaj, UNICEF-i, ka nisur fushatën Çdo fëmijë I GJALLË, përmes së cilës i bëhet thirrje qeverive dhe sektorit privat të rrisin qasjen në kujdesin e foshnjave.

Sipas të dhënave në raport, më shumë se 80 për qind e vdekjeve mund të parandalohen, “me trajnim të duhur të mamive, ujit të pastër, dezinfektimit apo ushqyerjes me gji brenda orës së parë të lindjes së foshnjës”.

XS
SM
MD
LG