Ndërlidhjet

Merkel: Maqedonia dhe Greqia, pranë zgjidhjes së kontestit të emrit


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Berlin, 21 shkurt 2018.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev. Berlin, 21 shkurt 2018.

Maqedonia është më afër se kurrë në dhjetë vjetët e fundit zgjidhjes së kontestit të emrit më Greqinë, tha kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Jam shumë e kënaqur dhe e lehtësuar që ka lëvizje në bisedime”, tha ajo në një konferencë për media në Berlin, së bashku me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Greqia refuzon ta njohë Maqedoninë me këtë emër, duke thënë se një gjë e tillë sugjeron se Shkupi ka pretendime territoriale ndaj një rajoni verior të Greqisë, i cili po ashtu quhet Maqedoni.

Dy vendet, së voni, i kanë intensifikuar përpjekjet për zgjidhjen e kontestit.

“Në dhjetë vjetët e fundit, zgjidhja nuk ka qenë kaq e afërt si tani dhe do të ishte e mrekullueshme nëse vështirësitë e mbetura tejkalohen”, tha Merkel.

Mosmarrëveshja ka penguar përpjekjet e Maqedonisë për t'u bashkuar me NATO dhe Bashkimin Evropian. Greqia është anëtare e të dyjave institucioneve.

Lexoni edhe këtë:

Nis heqja e tabelave me emrin “Aleksandri i Madh"

XS
SM
MD
LG