Ndërlidhjet

Vdes evangjelisti i njohur amerikan, Billy Graham


Billy Graham
Billy Graham

Evangjelisti amerikan, Billy Graham, njëri nga predikuesit më me ndikim i shekullit 20, ka vdekur në moshën 99-vjeçare.

Graham është bërë një nga promotorët më të njohur të krishterimit, duke predikuar para audiencave në mbarë botën qysh në vitin 1954.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Montrit të Karolinës së Veriut, tha një zëdhënës i tij.

Në karrierën 60-vjeçare, Graham u ka predikuar personalisht 210 milionë njerëzve.

Në fillim ka qenë skeptik ndaj lëvizjes së të drejtave civile në SHBA, por është bërë mbështetës i saj në vitet 1950.

XS
SM
MD
LG