Ndërlidhjet

Sportisti rus kthen medaljen olimpike


Aleksandr Krushelnitsky
Aleksandr Krushelnitsky

Sportisti rus, Aleksandr Krushelnitsky, do të kthejë medaljen e bronzit, të fituar në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjongçang, pasi ka dalë pozitiv në testet për drogë.

Krushelnitsky, bashkë me gruan e tij, Anastasia Bryzgalova, kanë fituar medaljen në karlling.

Zëdhënësja e Federatës ruse në Karlling, Valentina Parinova, tha se në urinën e sportistit është gjetur substanca e ndaluar meldonium dhe, për rrjedhojë, medalja do të kthehet.

Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka anuluar sot një seancë dëgjimore për rastin e Krushelnitskyt, pasi ky i fundit ka thënë se do të heqë dorë nga e drejta për seancë.

Rasti kundër sportistit 25-vjeçar është hapur me kërkesë të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG