Ndërlidhjet

Putin urdhëron pauzë humanitare në Goutan Lindore


Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Autoritetet ruse kanë paralajmëruar një pauzë humanitare për kryengritësit sirianë në Goutan Lindore. Kjo pauzë humanitare do të fillojë prej nesër (27 shkurt).

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu ka thënë se Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar ndërprerjen e armiqësive prej orës 9 deri në orën 2, njoftojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Shoigu po ashtu ka thënë se do të hapet një korridor në Ghouta për të lejuar civilët të largohen.

Deri më tani nuk ka pasur reagime nga Qeveria siriane, grupet rebele apo nga Kombet e Bashkuara.

Ky njoftim ka ardhur pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së më 24 shkurt ka miratuar një rezolutë që kërkonte një “armëpushim” prej 1 muaji për të lejuar dërgesat e ndihmës dhe evakuimet mjekësore në zonat e konfliktit në Siri.

XS
SM
MD
LG