Ndërlidhjet

Koreja V. shqyrton pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Dimërore


Ilustrim

Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut kanë nisur bisedimet mbi pjesëmarrjen e mundshme të Phenjanit në Lojërat Paralimpike Dimërore në Pjongçang.

Bisedimet vijnë pas pjesëmarrjes së Veriut në Olimpiadë - gjë që është parë si shenjë e përafrimit midis dy vendeve.

Megjithatë, vende si Shtetet e Bashkuara dhe Japonia mbeten të matura ndaj qëllimeve bërthamore të Veriut.

Nëse ka pajtim, Koreja e Veriut do të merrte pjesë për herë të parë në Lojëra Paralimpike Dimërore.

Vetëm dy atletë të saj, të dy para-skitarë, janë ftuar të marrin pjesë në Lojërat që do të zhvillohen nga data 9 deri më 18 mars.

XS
SM
MD
LG