Ndërlidhjet

Rebelët thonë se janë të gatshëm t’i dëbojnë xhihadistët nga Gouta


Gouta Lindore, Siri
Gouta Lindore, Siri

Grupet kryesore rebele në Goutan Lindore të Sirisë kanë thënë sot se do të ishin të gatshëm të dëbonin luftëtarët xhihadistë nga enklava sapo të hyjë në fuqi armëpushimi i OKB-së.

Sot ka filluar edhe pauza humanitare e thirrur nga Rusia, por masa nuk i përmbahet armëpushimit 30-ditor të votuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjatë fundjavës.

Në Goutan Lindore, që shtrihet në lindje të Damaskut, janë rreth 400,000 civilë dhe kjo zonë kontrollohet nga grupe të armatosura të panumërta, disa prej të cilave janë të pranishme vetëm në pjesë të caktuara të enklavës.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar në mënyrë anonime një rezolutë, me anë të së cilës kërkohet armëpushim 30-ditor në Siri, kryesisht për të ndalur një nga episodet më të përgjakshme në konfliktin shtatëvjeçar të vendit.

Ky armëpushim ende nuk është duke u zbatuar.

XS
SM
MD
LG