Ndërlidhjet

Temperaturat e larta në Arktik thyejnë rekordet


Foto arkiv
Foto arkiv

Kur Evropa po përballet me temperatura shumë të ulëta, në të njëjtën kohë, në rajonin e Arktikut temperaturat e larta kanë shënuar rekord.

Në Polin e Veriut kohët e fundit, është regjistruar dimri më i ngrohtë ndonjëherë.

Shkencëtarët kanë thënë se “është një anomali ngritja e temperaturave në 30 gradë celsius”.

Temperatura të tilla të larta mendohet të kenë ndodhur edhe më herët.

“Temperaturat pozitive pranë Polin e Veriut në dimër mendohet se kanë ndodhur gjatë katër dimrave midis viteve 1980 dhe 2010,” ka thënë për AFP-në, Robert Graham, një shkencëtar i klimës në Institutin Polar Norvegjez.

Zhvendosjet e ajrit të ngrohtë mbi Polin e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Shkencëtarët besojnë se reduktimi i akujve në Oqeanin Arktik po lejon ujin e ngrohtë të çlirojë nxehtësi në atmosferë, duke bërë që ngjarje të tilla të përsëriten gjithnjë e më shumë.

XS
SM
MD
LG