Ndërlidhjet

Turqia ua heq mandatin dy deputetëve të partisë pro-kurde


Parlamenti i Turqisë, foto nga arkivi
Parlamenti i Turqisë, foto nga arkivi

Dy deputetët të Turqisë, nga partia kryesore pro-kurde, u është marrë mandati, raporton agjencia e lajmeve turke, Anadolu.

Ahmet Yildirim dhe Ibrahim Ayhan nga Partia Popullore Demokratike (HDP), u është hequr mandati i deputetit, duke çuar në nëntë, numri e deputetëve të kësaj partie që kanë humbur mandatin, në vitin e fundit.

Partia HDP, është partia e tretë për nga numri i ulëseve në Parlamentin turk. Kjo parti ka thënë se heqja e mandatit të dy deputetëve të saj është “e jashtëligjshme”.

Qeveria turke thotë se partia HDP ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), të cilën e konsideron të jashtëligjshme. Por, HDP mohon këto akuza.

Një numër i madh i ligjvënësve të kësaj partie opozitare janë të burgosur, ndërkaq mijëra mbështetës të kësaj partie po ashtu janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG