Ushtria amerikane ka bërë të ditur se ka vrarë dy ekstremistë dhe ka plagosur një tjetër në një sulm ajror kundër luftëtarëve të grupit al-Shabab në Somali.
Në një deklaratë nga Komanda e SHBA-së në Afrikën e Jugut thuhet se sulmi ajror është kryer të hënën pranë Jilibit në rajonin e Jubas.
Shtetet e Bashkuara kanë kryer një numër të madh të sulmeve me dron në koordinim me qeverinë e Somalisë.
Shumica e sulmeve janë kryer kundër grupit al-Shabab, por një numër i vogël i tyre kanë shënjestruar luftëtarët besnikë të grupit militant Shteti Islamik në rajonin e Puntlandit.
Sulmi i së hënës, është sulmi i gjashtë ajror kundër luftëtarëve ekstremistë islamikë deri më tani.
Ushtria amerikane njoftoi edhe për dy sulme javën e kaluar.
Shtetet e Bashkuara kryen më shumë se 30 sulme me raketa vitin e kaluar në Somali, pasi presidenti Donald Trump aprovoi zgjerimin e përpjekjeve ushtarake.