Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Delegacioni i lartë i BE-së fillon vizitën në Prishtinë


Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker po i prin delegacionit të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian, i cili po qëndron sot në Prishtinë. Në këtë delegacion janë edhe Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn si dhe Shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

Përfaqësuesit e lartë të BE-së do të zhvillojnë takime me presidentin, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.

Një ditë më herët, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se kjo vizitë paraqet mbështetje për aspiratat e Kosovës për integrim në BE.

Delegacioni i lartë i BE-së ka vizituar paraprakisht Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën.

Qëllimi i këtij turneu diplomatik në Ballkanin Perëndimor është prezantimi i strategjisë së re të BE-së për zgjerim, ku vendet e tij rajoni janë në pritje të marrjes së perspektivës integruese.

Gjatë qëndrimit në Beograd, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Jucker ka thënë se Serbia para se të hyjë në Bashkimin Evropian duhet të zgjidhë çështjet e pazgjidhura që ka me Kosovën, duke inkurajuar Prishtinën dhe Beogradin për arritje të një marrëveshjeje detyruese ligjore.

Ai ka thënë se Serbia është në rrugën e duhur, por BE-ja nuk mund të pranojë asnjë anëtarë të ri, i cili ka konflikte të pazgjidhura territoriale.

Presidenti i Komisionit Evropian, ka thënë se dëshiron që raportet mes Prishtinës dhe Beogradit të normalizohen, përmes një marrëveshjeje detyruese ligjore, por ka shtuar se nuk i takon BE-së të përcaktojë se cili do të jetë karakteri i kësaj marrëveshjeje , “por u takon Beogradit dhe Prishtinës që të përcaktojnë se si do të duhet ajo", ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG