Ndërlidhjet

Lajme

Në Lindjen e Mesme më së paku mundësi punësimi për gratë

Pakistani është një nga vendet që ofron më pak mundësi punësimi për gratë.
Pakistani është një nga vendet që ofron më pak mundësi punësimi për gratë.

Pakistani, Irani dhe vendet në Lindjen e Mesme janë në mesin e rajoneve që ofrojnë më së paku mundësi punësimi për gratë, vlerësojnë Kombet e Bashkuara.

Raporti i Organizatës për Punë i OKB-së thotë se shkalla e papunësisë te gratë në Lindjen e Mesme është dy herë më e lartë se te burrat – përkatësisht 16.3 përqind kundrejt 6.8 përqind.

Gratë në këtë rajon shpesh mbushin edhe pozita që paguhen më pak, thuhet në raport.

”Në Lindjen e Mesme nuk ekziston inkurajimi i grave për të punuar”, tha Emanuela Pozzan, specialiste për barazinë gjinore pranë OKB-së.

”Punët nuk janë atraktive sepse pagat nuk janë atraktive”, tha ajo, duke shtuar se edhe leja e lindjes dhe shërbimet e kujdesit për fëmijët që u nevojiten grave që punojnë, janë “të dobëta” në rajon.

Globalisht, rreth gjysma e grave punojnë, ndërsa vetëm 19 përqind e grave punojnë në Lindjen e Mesme dhe 28 përqind në Azinë Jugore, thuhet në raportin e OKB-së.

​
XS
SM
MD
LG