Ndërlidhjet

Arsimi në grevë 24 orëshe


Ilustim
Ilustim

Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë kanë hyrë në grevë njëditore. Mësimi nuk po mbahet në shkollat fillore, të mesme dhe universitet.

Kjo është hera e tretë brenda pak javësh që me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë e Kulturë në institucionet arsimore mbahen greva.

Sindikata po kërkon miratimin e projektligjit për mësimdhënësit e viteve ‘90.

Ministria e Financave përmes një komunikate për media ka sqaruar se mbështet kërkesat dhe projektligjin, por projektligjin për të proceduar tutje duhet të respektohen procedurat ligjore të adresimit ashtu siç e përcaktohet në nenin 18 të Ligjit të Buxhetit për vitin 2018.

“Për këtë arsye Ministria e Financave ka kërkuar nga SBASHK-u dhe Ministria që t’i respektojnë procedurat ligjore gjatë procedimit të Ligjit në Qeveri, ashtu siç kërkohet me legjislacionin përkatës në fuqi duke përfshirë edhe financimin e tij në mënyrë që projektligji të jetë ligjërisht i kompletuar para se të shkoj në Kuvend”, thuhet në njoftim .


XS
SM
MD
LG