Ndërlidhjet

Policia po heton vdekjen e një rusi në Londër


Nikolai Glushkov
Nikolai Glushkov

Një avokat tha se një biznesmen rus, i lidhur me një kritik të shquar të Kremlinit, ka vdekur në Londër.

Andrei Borovkov u tha mediave ruse se klienti i tij, Nikolai Glushkov, ka vdekur, por shtoi se nuk është në dijeni për kohën apo rrethanat.

Raportet në mediat britanike dhe ruse thonë se Glushkov, 68 vjeç, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në jugperëndim të Londrës.

Policia Metropolitane tha përmes një deklarate se është duke hetuar vdekjen “e pashpjeguar” të një burri, të gjetur në një shtëpi në zonën Nju Malldën, më 12 mars.

Policia nuk e identifikoi atë me emër.

Glushkov ka qenë mik me Boris Berezovskyn, një oligark rus, i cili ka vdekur në Londër në vitin 2013.

Hetimet nuk kanë përcaktuar nëse ai ka kryer vetëvrasje ose ka vdekur nga një “akt i ligë”.

Policia londineze tha se nuk ka prova që sugjerojnë se ka lidhje midis rastit të Glushkovit dhe helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij.

Dy të fundit janë helmuar me agjent nevor më 4 mars dhe mbeten në gjendje kritike për jetën.

XS
SM
MD
LG