Ndërlidhjet

Haradinaj: Donika Kadaj Bujupi rikthehet në AAK


Donika Kadaj Bujupi
Donika Kadaj Bujupi

Deputetja e kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare e ka fituar mandatin e deputetes si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë është rikthyer në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nga sot, Donika i rikthehet Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Rrugëtimin nëpër proceset politike në vend do ta vazhdojmë bashkërisht”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në rrjetin social Facebook.

XS
SM
MD
LG