Ndërlidhjet

Assad viziton ushtarët në Guta


Presidenti sirian, Bashar al-Assad, foto nga arkivi

Televizioni shtetëror sirian ka thënë se presidenti Bashar al-Assad ka vizituar trupat në Gutan Lindore më 18 mars, vizita e parë pas shumë vitesh në enklavën që gjendet afër kryeqytetit, Damask.

Imazhet e shfaqura në televizionin sirian dhe mesazhet e postuara në llogarinë e Assadit në aplikacionin Telegram tregojnë se si ai takohet me persona të veshur me uniforma ushtarake.

“Në frontin e luftës në Gutan Lindore... Presidenti Assad me heronjtë e ushtrisë siriane”, thuhet në përshkrimin e fotografive të postuara.

Forcat e qeverisë siriane në javët e fundit kanë kryer sulme të mëdha në Gutan Lindore, enklavë e cila është nën kontrollin e rebelëve që prej vitit 2012.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me bazë në Britani, ka thënë se forcat e Assadit kanë marrë nën kontroll më shumë se 80 për qind të territorit të kësaj enklave.

Qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje forcave qeveritare siriane dhe aleatëve të tyre, përfshirë edhe Rusinë, që të ndërpresin sulmet. Më 28 shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e kishte përshkruar si “ferr në Tokë” situatën në Guta.

XS
SM
MD
LG