Ndërlidhjet

Senatori amerikan thotë se ka gjasa që Trump të tërhiqet nga marrëveshja me Iranin


Senatori republikan Bob Corker

Një senator i SHBA-së thotë se beson që presidenti Donald Trump do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin gjatë muajit maj.

Këto komente të senatorit republikan Bob Corker, që i ka bërë gjatë një interviste televizive, vijnë dy muaj para se Trumpi të vendosë nëse do të zgjasë sansionet e SHBA-së ndaj Iranit.

“Marrëveshja me Iranin do të jetë një problem që do të aktualizohet gjatë muajit maj”, tha Corker për rrjetin CBS.

“Mendoj se presidenti me shumë gjasa do të largohet nga marrëveshje, përveç nëse aleatët tanë evropianë vërtetë do të arrijnë të krijojnë një kornizë”, tha ai.

Më 2015 Irani nënshkroi marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore- Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Kinën dhe Rusinë. Përmes kësaj marrëveshjeje, u vendosën kufizime për programin bërthamor të Iranit.

Trump thotë se kjo marrëveshje ka “të meta” të mëdha dhe ka kërkuar që deri më 12 maj, Kongresi amerikan dhe aleatët evropianë ta përmirësojnë atë, në të kundërtën, ai ka kërcënuar se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja.

XS
SM
MD
LG