Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rasti Skripal: Ekspertët ndërkombëtarë arrijnë në Britani


Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia.

Ekspertë ndërkombëtarë të armëve kimike arrijnë sot në Britani për të marrë mostra nga agjenti nervor, i cili është përdorur për të helmuar një ish-spiun rus në qytetin Sallsbëri të Anglisë, më 4 mars.

Ekspertët nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të mbledhin mostra të substancës, të cilën Britania e ka identifikuar si Novichok - agjent nervor, prodhim rus.

"Këto mostra do të dërgohen pastaj në laboratorë ndërkombëtarë për testim, ndërsa rezultatet pritet të marrin së paku dy javë kohë", tha Zyra e Jashtme britanike.

Britania dhe aleatët e saj kanë fajësuar Moskën për sulmin me agjent nervor kundër Sergei Skripalit dhe vajzës së tij, Yulia.

Të dyja viktimat mbesin në gjendje kritike për jetën.

Helmimi ka bërë që Britania të dëbojë 23 diplomatë rusë, ndërsa Rusia është përgjigjur duke thënë se do të dëbojë numrin e njëjtë të diplomatëve britanikë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka mohuar akuzat se vendi i tij qëndron prapa sulmit.

XS
SM
MD
LG