Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Rusi: Një person dënohet për ekstremizëm


Ilustrim

Një gjykatë në Shën Petersburg ka dënuar një anëtar të grupit Hizb ut-Tahrir me tetë vjet burgim, nën akuza për ekstremizëm.

Vladimir Shnotov është gjetur fajtor për “thirrje të aktiviteteve terroriste” përmes internetit dhe për mbajtje të mbledhjeve dhe seminarëve me banorët lokalë në rajonin e Leningradit.

Në vitet e fundit, shumë rusë që janë konvertuar në islam, në rajonin e Leningradit dhe në Shën Petersburg, janë dënuar me dënime të larta, nën akuzat se janë anëtarë të grupit Hizb ut-Tahrir, grup ky i ndaluar në Rusi, si dhe për propagrandim të ideve të këtij grupi.

Hizb ut-Tahrir është organizatë sunite me bazë në Londër. Kjo organizatë kërkon bashkimin e shteteve myslimane në një kalifat islamik.

Gjykata Supreme ruse më 2003 kishte ndaluar aktivitetin e këtij grupi dhe i kishte cilësuar si “ekstremistë” anëtarët dhe mbështetësit e tij.

XS
SM
MD
LG