Ndërlidhjet

Nis punën ”Fondacioni Jahjaga”


Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Fotografi nga arkivi
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Fotografi nga arkivi

Në kuadër të “Javës së gruas”, në Prishtinë ka nisur punën “Fondacioni Jahjaga”, i cili synon të sjellë qasje të re për angazhimin dhe përfaqësimin efikas të grave dhe të të rinjve në Kosovë.

Fondacioni drejtohet nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka thënë se punën që kishte bërë për shtetin e Kosovës, dëshiron ta vazhdojë si qytetare e vendit përmes këtij fondacioni.

“Dua të vazhdoj të jap kontributin tim sado qoftë modest. 'Fondacioni Jahjaga' ka për synim vazhdimin dhe kultivimin e kësaj trashëgimie. Angazhimi im për të drejtat e grave, për njohjen e meritave dhe kontributit të tyre, të sakrificave dhe vetëmohimit të tyre, nuk do të quhej i plotë sikurse unë të mos angazhohesha edhe më tej për kauzat e grave të Kosovës”, ka thënë ish-presidentja Jahjaga.

Ajo ka shtuar se gratë në Kosovë vazhdojnë të mos përfaqësohen kënaqshëm në sektorin ekonomik, në fuqinë punëtore, në politikë dhe pothuajse në çdo fushë tjetër të jetës shoqërore.

Jahjaga ka thekuar se “përmirësimi i pozitës së grave në shoqërinë kosovare dhe avancimi i të drejtave të tyre duhet të jenë pjesë e angazhimit aktiv në shoqëri”.

XS
SM
MD
LG