Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Vritet i dyshuari për sulmet me bomba në Austin të Teksasit


Austin, Teksas

I dyshuari për një seri sulmesh vdekjeprurëse me bomba në dhe përreth Austinit, kryeqytetit të shtetit amerikan të Teksasit, është vrarë pas një operacioni të madh të policisë, raportojnë mediat amerikane.

I dyshuari duket se është vrarë pasi ka aktivizuar një pajisje pranë një autostrade ndërshtetërore në lagjen Raund Rok në Austin, raportoi Televizioni CBS.

Sipas njoftimeve, agjentët e FBI-së janë duke hetuar vendin e ngjarjes.

Katër bomba kanë shpërthyer në Austin qysh më 2 mars, duke vrarë dy njerëz dhe plagosur katër të tjerë.

Bomba e pestë ka shpërthyer në një qendër të shpërndarjes FedEx pranë San Antonios, të martën.

XS
SM
MD
LG