Ndërlidhjet

IS merr përgjegjësinë për sulmin në Kabul


Kabul

Nga sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie shiite në Kabul, janë vrarë të paktën 29 persona dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë së Afganistanit.

“Fatkeqësisht, 29 qytetarë afganë kanë humbur jetën dhe 52 të tjerë janë plagosur në këtë incident”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Wahidullah Majrooh.

Nusrat Tahimi, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se shumica e viktimave janë civilë.

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, përmes agjencisë Amaq.

“Operacioni martir i kryer me jelek vetëvrasës në një mbledhi shiite gjatë festimit të Novruzit, në qytetin e Kabulit”, ka njoftuar Amaq.

Sulmuesi vetëvrasës është ndaluar nga policia, teksa ai tentoi të hynte në xhaminë Kart-e Sakhi, ku besimtarët po kremtonin Novruzin.

XS
SM
MD
LG