Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-së përshëndet ratifikimin e demarkacionit


Greg Delawie
Greg Delawie

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përshëndetur ratifikimin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Urime popullit të Kosovës për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Ratifikimi është një arritje e rëndësishnme që e konfirmon vendin e Kosovës në Evropë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ambasada Amerikane.

“Çdo deputet i Kuvendit që votoi për të ratifikuar këtë marrëveshje, mund të jeni krenar që e dini se keni bërë veprimin e duhur dhe të guximshëm për të mirën e shtetit tuaj”, vijon deklarata.

“Tani Kuvendi dhe qeveria e Kosovës duhet të kthejnë vëmendjen e tyre te çështjet tjera nga agjenda e prioriteteve që do ta shtyejnë Kosovën përpara drejtë sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, dhe aspiratave të saja Euro-Atlantike. Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të përkrahë përpjekjet e qytetarëve të Kosovës për arritjen e integrimit të plotë në familjen evropiane të kombeve”, theksohet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG