Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Shqipëria dëbon dy diplomatë rusë


Flamuri shqiptar

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka njoftuar ambasadorin rus në këtë shtet për dëbimin e dy diplomatëve rusë.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të kësaj ministrie, arsyeja e dëbimit të të njëjtëve është se “veprimtaria e tyre nuk përputhet me statusin diplomatik”.

Pak më herët Shtetet e Bashkuara dhe 14 vende të Bashkimit Evropian kanë njoftuar për një valë dëbimesh të diplomatëve rusë nga shtetet e tyre për shkak të helmimi të ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani më 4 mars.
Rusia ka reaguar ndaj kësaj mase, të cilën e ka cilësuar akt “armiqësor” dhe ka njoftuar se do të kundërpërgjigjet.

XS
SM
MD
LG