Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, do të udhëtojë pasditen e së martës për në Beograd, për të biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e zonjës Mogherini, Maja Kocijançiq.

Vizita pason arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës të hënën më 26 mars në Mitrovicë. Gjuriq kishte shpërfillur vendimin e Prishtinës për të mos ia lejuar hyrjen në Kosovë.

"E kemi thënë qartë se ftojmë autoritetet në Serbi dhe Kosovë të dëshmojnë përmbajtje të domosdoshme dhe pjekuri, në mënyrë që situata në Kosovë të mos përshkallëzojë”, ka thënë Kocijançiq në takimin e rregullt me gazetarët në Bruksel.

XS
SM
MD
LG