Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Vizita e Malalas në Pakistan, "dita më e lumtur" në jetën e saj


Malala Yousafzai.

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai është kthyer në Pakistan për herë të parë prej kur ishte qëlluar nga militantët talibanë më 2012.

Ajo është përlotur dhe ka premtuar se do të vazhdojë fushatën e saj për edukimin e vajzave.

“Kjo është dita më e lumtur e jetës sime. Ende nuk mund të besoj se është duke ndodhur”, ka thënë Malala.

Malala është takuar edhe me kryeministrin e Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi.

“Nuk qaj zakonisht”, ka thënë Malala teksa ka fshirë lotët.

“Unë ende jam 20 vjeçare, mirëpo kam parë shumë gjëra në jetë”.

Malala ka qenë 15 vjeçare kur është qëlliar në kokë në autobusin e shkollës nga një taliban për shkak të fushatës së saj për edukim të vajzave, gjë që e kundërshton grupi militant ekstremist.

Ajo më pas është dërguar për trajtim në Londër dhe ka vazhduar jetën atje.

Aktualisht është studente në Universitetein e Oxfordit.

Malala ka arritur në aeroportin e Pakistanit dhe është ruajtur nën masa të rrepta të sigurisë.

Zyrtarët pakistanezë kanë thënë më herët se Malala pritet të diskutojë për çështje të edukimit në zonat më pak të zhvilluara në Pakistan.

Detajet e vizitës së saj nuk janë bërë të ditura për shkaqe të sigurisë.

Udëhtimi i saj pritet të zgjasë katër ditë. Ende nuk është bërë e ditur nëse Malala dhe familja e saj do të vizitojnë rajonin ku ajo është rritur, pasi një gjë e tillë do të kërkonte masa të jashtëzakonshme të sigurisë, kanë thënë zyrtarët.

XS
SM
MD
LG