Ndërlidhjet

Delawie: Sundimi i ligjit është jetik


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Greg Delawie, tha se transparenca dhe përkushtimi ndaj proceseve të duhura, si dhe sundimi i ligjit janë jetike.

Delawie i bëri këto komente në Twitter, pas ngjarjeve të së enjtes në Kosovë, ku autoritetet e rendit atje kanë arrestuar dhe dëbuar gjashtë shtetas turq.

Këta të fundit kanë qenë drejtorë dhe arsimtarë të shkollave "Mehmet Akif" në Kosovë.

Këto shkolla thuhet se i përkasin lëvizjes së Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin Ankaraja e fajëson për organizimin e përpjekjes për grushtshtet kundër Qeverisë turke, në korrik të vitit 2016.

Lexoni edhe këtë:

Haradinaj shkarkon ministrin Flamur Sefaj dhe shefin e AKI-së, Driton Gashi

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG