Ndërlidhjet

Erdogan lavdëron aksionin e arrestimit të shtetasve turq në Kosovë


Recep Tayyip Erdogan
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka komentuar arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova. Sipas tij, ishte bashkëpunimi ndërmjet agjencisë së inteligjencës turke dhe asaj të Kosovës që solli si rezultat dorëzimin e “gjashtë përkrahësve FETO, tek policia turke” të cilët i cilësoi si "përfaqësuesit më të lartë të FETO në Ballkan". Ai i bëri këto komente në një takim të partisë.

Të enjten, gjashtë shtetas turq, drejtues të Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, u arrestuan dhe më pas u deportuan për në Turqi.

Besohet se ato janë të frymëzuara nga Lëvizja Hizmet e Fethullah Gulenit, klerikut fetar turk, të cilin presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e fajëson për orkestrimin e përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në vitin 2016.

XS
SM
MD
LG