Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Aplikuesve për viza amerikane do t'iu kërkohet historia në mediat sociale


Ilustrim

Qeveria e Shteteve të Bashkuara planifikon të kërkojë historinë në mediat sociale nga gati secili që do të kërkojë të hyjë në Shtetet e Bashkuara.

Propozimet e Departamentit amerikan të Shtetit, të publikuara të premten, janë pjesë e politikës së presidentit Donald Trump për "verifikim ekstrem".

Shumica e aplikuesve për viza migrante dhe jomigrante do të duhet të listojnë në aplikacion të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale në pesë vjetët e fundit.

Zyra për Menaxhim dhe Buxhet e SHBA-së ka 60 ditë kohë për t'i komentuar dhe miratuar propozimet.

Nëse miratohen, aplikuesve do t'iu kërkohet të tregojnë edhe numrat e telefonit që kanë përdorur në pesë vjetët e fundit, adresat e emaileve dhe udhëtimet ndërkombëtare.

Propozimet i mbështesin zotimet e Trumpit për të goditur migrimin e paligjshëm, për shkaqe të sigurisë.

XS
SM
MD
LG