Ndërlidhjet

Përplasje në Kalimash – Shkatërrohen kabinat e pagesës


Kolona automjetesh në Rrugën e Kombit, afër tunelit të Kalimashit,31 mars 2018.
Kolona automjetesh në Rrugën e Kombit, afër tunelit të Kalimashit,31 mars 2018.

Kjo taksë u kundërshtua nga qytetarët e veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët thanë se tarifa është shumë e lartë.

Opozita e Shqipërisë ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se “Taksa Rama në Rrugën e Kombit është grabitje e dyfishtë e shqiptarëve dhe barrierë shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës”.

Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se: “Rruga e Kombit është një aks strategjik, i cili rrezikohej seriozisht në sigurinë e në qëndrueshmërinë afatmesme, nëse nuk do të ndërhyhej me vendosjen tarifës për përdoruesit”.

Rama ka reaguar pas shkatërrimit të sporteleve të pagesës, duke thënë se ata që përdorën dhunë ndaj policisë dhe shkatërruan pronën "do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit".

Ndërkaq, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se qytetarët po protestojnë kundër “plaçkës Rama”, duke shtuar se policia ka përdorur “dhunë të turpshme” ndaj protestuesve.

XS
SM
MD
LG