Ndërlidhjet

Kryeministri Haradinaj kërkon hetim për arrestimin e shtetasve turq


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar hetim dhe raportim nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë për ndalimin, arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovë, Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se nuk ka qenë fare i informuar për veprimet e institucioneve të sigurisë për aksionin e dëbimit dhe që, veprime të tilla, sipas tij, më nuk guxojnë të ndodhin në Kosovë.

Autoritetet në Kosovë të enjten kanë arrestuar dhe më pas kanë dëbuar për në Turqi gjashtë shtetas turq, punonjës në shkollën “Mehmet Akif” në Kosovë.

Pas këtij veprimi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

Megjithatë, kryeministri Haradinaj, ka konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile. Por në aspektin e të drejtave të njeriut, sipas tij, ka pasur pasoja.

XS
SM
MD
LG